MANTOVA: FESTIVALI I KULTURËS SHQIPTARE

Një sërë nismash të rëndësishme do të zhvillohen në Mantova të Italisë gjatë muajit qershor e korrik 2018. Arti, kultura, zakonet, traditat, sipërmarrja, figura e gruas e të tjera tematika do të jenë në qendër të veprimtarive të organizuara nga shoqata Shqiponjat (Le Aquile), mjaft aktive dhe e suksesshme në promovimin e kulturës shqiptare.

Të shtunën, 16 qershor 2018, në orën 17.00 pranë Casa del Mantegna, Via Giovanni Acerbi, 47 Mantova, do të zhvillohet takimi më kuratorët e librit “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit): Rando Devole e Claudio Paravati.

Programi i Festivalit të Kulturës Shqiptare në Mantova (qershor – korrik 2018)