MANTOVA: NISMA PËR GRATË SHQIPTARE

Në Mantova të Italisë, të shtunën 16 qershor 2018, në orën 17.00, tek Casa del Mantegna, Via Giovanni Acerbi nr. 47, do të zhvillohet një konferencë që do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare. Kjo nismë – e promovuar dhe e organizuar nga Shoqata “Le Aquile” (Shqiponjat) dhe revista e qendra studimore “Confronti” – merr shkas nga libri “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit) me kuratorë Rando Devole e Claudio Paravati.

Gjatë veprimtarisë, që zhvillohet në kuadrin e Festivalit të Kulturës shqiptare në Mantova, do të ndërhyjnë: Marianna Pavesi, asesore e shanseve të barabarta e Komunës së Mantovas; Rando Devole, studiues shqiptar; Emirjona Toma, brezi i dytë; Katina Mitrushi, poeteshë; Claudio Paravati, drejtor i revistës “Confronti”. Moderimi do të bëhet nga Anila Cenolli, presidente e shoqatës “Shqiponjat” në Mantova.

Hyrja është e lirë për të gjithë. Nisma është organizuar me mbështetjen e fondeve 8 x mille të Kishës Valdeze.

Për të shkarkuar programin e aktivitetit kliko këtu.

Advertisements
%d bloggers like this: