Posts tagged ‘Italia dhe emigrantët’

03/03/2012

Puna e emigrantëve në kohë krize

Rasti i shqiptarëve në Itali

Të dhënat për praninë e emigrantëve në Itali konfirmojnë ngadalësimin e fortë të rritjes së tyre në numër. Sipas vlerësimeve të Dossier Statistico Immigrazione 2011, prania e rregullt e qytetarëve të huaj në Itali, në fillim të 2011-s, shkon rreth 5 milionë vetë, përgjithësisht pa ndonjë ndryshim të madh nga viti i kaluar. Raporti 2011 i ISMU (Fondazione Iniziative e Studi sulla Multietnicità) rezulton më optimist, duke e vlerësuar praninë e huaj rreth 5,4 milionë, me fjalë të tjera vetëm 70 mijë më tepër se viti i mëparshëm. Megjithatë, të gjitha institutet e studimit bien dakord me faktin se rënia e pranisë së imigrantëve është pa precedentë. Në fakt, që kur Italia është bërë objekt i migracioneve ndërkombëtare, tendenca e rritjes së qytetarëve të huaj ka qenë konstante.

read more »

16/11/2011

Ura mbi det

“Ura mbi det. Emigracioni shqiptar në Itali”, Ora, Tirana 2008.

Emigracioni dhe imigracioni janë i njëjti proces, por i parë nga dy këndvështrime të ndryshme. Në vendet perëndimore, përballë imigracionit, lavjerrësi i opinionit publik luhatet nga paragjykimet dhe frika, deri tek qëndrimet pozitive, gjithnjë në kuadrin e mosnjohjes së dukurisë. Në vendet e prapambetura, emigracioni shihet si rrugëdalje nga hallet ekonomike, kurse emigrantët vetë perceptohen të largët, të rrethuar nga mjegullnaja e padijes, e retorikës dhe e miteve. Në të dyja anët ndihet nevoja për ta  njohur më mirë realitetin.

read more »

14/11/2011

Imigracioni shqiptar në Itali (L’immigrazione albanese in Italia)

Të dhëna, përsiatje, emocione

Imigracioni është një nga temat me të cilat është më e lehtë të biesh në kurthin e stereotipave; ato të frikës, që e paraqesin imigracionin si një kërcënim, dhe ato të përkundërta, që ushqehen nga një optimizëm i përgjithshëm. Vetë nocioni i “imigrantit” shndërrohet kështu në një stereotip, duke harruar se imigrantët janë njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, që kanë kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme, dhe një mënyrë të ndryshme për të jetuar praninë e tyre në Itali. Libri “Imigracioni shqiptar në Itali” ofron rastin për të reflektuar lidhur me tema shumë aktuale, që kanë të bëjnë me imigrantët dhe natyrisht me shoqëritë nga ku nisen e ku mbërrijnë. Ndryshimet epokale të ndodhura në vendet perëndimore kërkojnë një përqasje dhe një përgjigje strukturore ndaj problematikave të reja, midis të cilave spikat pa dyshim imigracioni. Dukuri komplekse që duhet kuptuar para se të administrohet. Të flasësh për integrim, shtetësi, mbrojtje, të drejta, detyra, multikulturalizëm, solidaritet, dinjitet, mundësi, globalizim, identitet, ndryshmëri, punë, flukse, politika, do të thotë të pranosh sidat e modernitetit dhe të përballosh problemet e së tashmes e të ardhmes.Rando Devole, L’immigrazione albanese in Italia, Agrilavoro ed., Roma 2006, Isbn: 88-88110-22-4, f. 311.

Librin mund ta gjeni në të gjitha libraritë Adrion në Tiranë.

read more »