Ura mbi det

“Ura mbi det. Emigracioni shqiptar në Itali”, Ora, Tirana 2008.

Emigracioni dhe imigracioni janë i njëjti proces, por i parë nga dy këndvështrime të ndryshme. Në vendet perëndimore, përballë imigracionit, lavjerrësi i opinionit publik luhatet nga paragjykimet dhe frika, deri tek qëndrimet pozitive, gjithnjë në kuadrin e mosnjohjes së dukurisë. Në vendet e prapambetura, emigracioni shihet si rrugëdalje nga hallet ekonomike, kurse emigrantët vetë perceptohen të largët, të rrethuar nga mjegullnaja e padijes, e retorikës dhe e miteve. Në të dyja anët ndihet nevoja për ta  njohur më mirë realitetin.

Libri e ndihmon lexuesin të shkojë përtej thjeshtimeve. Me ndihmën e të dhënave statistikore dhe analizave sociologjike, autori rreket t’i japë përmasën e duhur emigracionit shqiptar në Itali, duke e konsideruar si “urë” midis dy vendeve, në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale.

Një libër i dobishëm për emigrantët dhe organizatat që ndihmojnë integrimin e tyre. Një libër i nevojshëm për studentët e shkencave sociologjike e politike, por edhe për gazetarët e të gjithë ata që kanë marrë përsipër ta informojnë opinionin publik mbi problemet e emigracionit.

Ky vëllim, i pari në llojin e vet, jo vetëm i analizon dhe i përshkruan emigrantët shqiptarë, por edhe i rrëfen ata nga brenda, duke na dëshmuar se kemi të bëjmë me një dukuri shoqërore sa të pasur, aq edhe të ndërlikuar. Shkrimet e këtij libri, na kujtojnë gjithashtu, se përtej shifrave statistikore dhe vlerësimeve ekonomike, në radhë të parë qëndron njeriu dhe dinjiteti i tij.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: