Shqiptarët në Itali. Pasojat ekonomike e sociale të imigracionit

Vëllimi u kushtohet shqiptarëve në Itali duke studiuar ndryshimet e këtyre 20 viteve të fundit: nga zbarkimi i parë në vitin 1990, kur Shqipëria ishte ende nën sundimin e regjimit komunist, deri në ditët tona. Në vitet nëntëdhjetë, shqiptarët në Itali ishin prototipi i pranisë së padëshiruar, një farë kokë turku e opinionit publik. Aktualisht shqiptarët përbëjnë një prani “normale”, gjithnjë e më të vlerësuar në punë e në jetën sociale, përveç kriminalitetit të organizuar.
Studimi nuk kufizohet vetëm me realitetin italian. Në pjesën e dytë analizohet impakti migrator mbi Shqipërinë, si me dërgesat financiare të emigrantëve ashtu edhe me kthimin fizik të tyre, nismat sipërmarrëse përkatëse dhe vlerësimi i aftësive të përftuara jashtë shtetit. Kapitujt me karakter historik e socio-statistikor ndërthuren me përsiatje juridike, imprenditoriale, ekonomike dhe ilustrojnë modelin e integrimit në Itali, gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Shqiptarët në Itali. Pasojat ekonomike e sociale të imigracionit (Gli albanesi in Italia, Conseguenze economiche e sociali dell’immigrazione),  në kujdesin e Rando Devole, Franco Pittau, Antonio Ricci, Giuliana Russo, IDOS, Roma 2008.

Advertisements
%d bloggers like this: