Posts tagged ‘sms’

18/09/2017

GЁZUAR SMS

Urimet me SMS vijnё kryesisht nё trajtё orteku. Dy janё mё kryesorёt. Orteku i parё e ul vrapin andej nga fundi i vitit, tjetri me fillimin e vitit tё ri. Siç mund tё përfytyrohet lehtë, dallga e parё e SMS-ve merr forcë nga urimet e Krishtlindjeve, dallga e dytё e gjen energjinё tek urimet e vitit tё ri.

read more »

Advertisements
22/10/2013

KTHIM PRAPA?

Teknologjia na mëson me shprehi e zakone të reja. Deri pardje, për të bërë ndonjë llogaritje relativisht të thjeshtë kërkonim laps e letër; dje kërkonim nëpër sirtarë makinën llogaritëse; sot nxjerrim nga xhepi celularin inteligjent dhe hapim funksionin e duhur. Kush kërkon laps e letër shikohet me habi, sikur është teletransportuar nga ndonjë planet tjetër, ose ca më keq, sikur ka ardhur nga e kaluara. Unë qëllova me fat një ditë, se ma morën si shaka, përndryshe si provokim snobist, çka e shndërroi aktin vintage në veprim modern. Por kjo vetëm sa e konfirmoi peshën e teknologjisë në zakonet e shoqërisë sonë.

read more »

03/09/2013

MENDIMI I SHPEJTË

Mendimtari_Auguste_RodinUshqimi tradicional i rri fast food-it sikurse informacioni i dikurshëm internetit të sotëm? Groshët me mish i qëndrojnë hamburgerit sikurse e përditshmja “Bashkimi” gazetës online? Kohët kanë ndryshuar, e dimë të gjithë. Deri dje gjyshet tona i zienin groshët me orë të tëra, i lanin çarçafët me hi oxhaku, kurse sot paninet e sufllaqet përgatiten për disa minuta, kurse rrobalarësja na i lan ndërresat sipas programit që i caktojmë. Pa folur për mjetet e transportit. Avionët i kanë shkurtuar largësitë, njëlloj siç kanë bërë autostradat. Distancat që deri dje kërkonin një ditë udhëtim, sot kërkojnë pak orë. Çdo gjë ecën më shpejt, përfshirë kohën. Po mendimi a ka pësuar ndonjë ndryshim? Me fjalë të tjera, mendimi i djeshëm, si proces, në krahasim me të sotmin është si tava me çerep krahasuar me furrën me mikrovalë?

read more »