Posts tagged ‘mermeri’

19/04/2014

CENET E PËRSOSMËRISË

Është praktikisht e pamundur ta vizitosh Romën e mos ta njohësh sadopak Gian Lorenzo Bernini-n, skulptor e piktor i famshëm i 1600-s, protagonisti më i madh i artit barok. Edhe kur nuk e kërkon, e takon rastësisht në sheshet Navona, Barberini, Spanja, e të tjera vende të njohura, ku ia dallon dorën tek skulpturat, shatërvanët, statujat. Mirëpo nga larg, ose në hapësira të gjera si sheshet, për arsye hapësinore, vështirë t’ua dallosh hollësitë veprave të artit. E megjithatë arti i Berninit bazohet tek hollësitë, detajet, nyjëtimet.

read more »

19/05/2013

MËSIME KLASIKE

Si e perceptojmë artin në përgjithësi e skulpturën klasike në veçanti? Si na e kanë përcjellë shekujt deri në ditët e sotme? A përputhet shija jonë artistike me atë të grekëve apo romakëve të lashtë? Le të marrim rastin e statujave prej mermeri që hijeshojnë sot sheshet, kishat, vendet arkeologjike, ose muzetë e gjithë botës. Për mua bardhësia e tyre është sa e natyrshme aq edhe e paprekshme, sa e thjeshtë aq edhe kuptimplotë.

read more »