Posts tagged ‘gramatika’

15/03/2014

GJUHA E DINJITETIT

libra-me-shkronjaÇfarë reagimi kemi kur na dërgojnë sms të shkruara mirë, kur na flasin me shqipe të rregullt në telefon, kur lexojmë komente pa gabime në internet, ose kur dëgjojmë një intervistë me gjuhë të këndshme? Mendoj reagim pozitiv, ose të paktën ashtu duhet të jetë normalisht.

Kënaqësia nuk është vetëm estetike, sidomos kur bëhet fjalë për komunikime ku stili nuk ka ndonjë peshë të veçantë, siç mund të jetë për shembull një letër zyrtare, ose komunikatë shtypi. E megjithatë, duke filluar nga vërtetimi i shkruar qartë, e deri tek vendimi i gjyqit, ose mesazhet në Whatsapp, gjuha e rregullt, pa gabime gramatikore e ortografike, me shenjat e duhura të pikësimit, na shkakton një farë ndjesie pozitive.

read more »