Posts tagged ‘Via Margutta’

27/01/2017

VIA MARGUTTA (IV)

marmoraro-3-1024x576Nëse kalon në ditë pushimi, që nuk përkon me ndonjë nismë artistike, vështirë ta dallosh punishten “Il Marmoraro” në via Margutta. E mbyllur me kangjella hekuri, pa dritë brenda, punishtja humbet mes dyerve të tjera e mes bimëve të shumta, që duken si ujëvara të gjelbra që rrjedhin mbi mure.

read more »

27/01/2017

VIA MARGUTTA (III)

via-margutta-roma“Pasi u transferova në studion e rrugës Margutta…”, kështu e fillon romanin e tij “Mërzia” (La noia) shkrimtari i njohur italian Alberto Moravia. Kjo rrugë shfaqet shpesh në letërsi, këngë e kinematografi. Lidhja e via Margutta me artin është e hershme dhe vokacioni artistik i saj konfirmohet periodikisht.

read more »

27/01/2017

VIA MARGUTTA (II)

via-margutta-harta-ok-1Prejardhja e emrit të rrugës Margutta nuk është e sigurt. Megjithëse guidat turistike dhe vulgata thonë se toponimi i rrugës vjen nga shtrembërimi “Marisgutia”, domethënë “Goccia di Mare” (Pikë ujë deti), që shënonte jo pa ironi një rrjedhë uji, që zbriste nga Villa Pinci e që shkonte drejt lumit Tevere. Megjithatë, dëshmi të vërtetuara rrëfejnë tjetër origjinë. Sipas këtyre, emrin rruga e paska marrë nga familja Marguti, që rezultonte atje nga censusi i vitit 1526. Në atë rrugë paska banuar një berber me emrin Luigi Marguti[1].

read more »

27/01/2017

VIA MARGUTTA (I)

Për mua që jetoja përtej Perdes së Hekurt, në periferi të Tiranës, kënga “Via Margutta” e kantautorit Luca Barbarossa, prezantuar në Sanremon e largët të 1986-s, ishte poezi e kulluar, kushtuar qytetit të Romës, por edhe dashurisë në përgjithësi.

read more »