Posts tagged ‘listat e bllokuara’

07/11/2013

KODI I DERRKUCIT

kotia-votimit-derr

Jehona e zgjedhjeve shqiptare nuk ka përfunduar ende, ndaj të diskutosh për kode zgjedhore në këto momente tingëllon disi e pazakontë. Mirëpo debatet në Italinë fqinje, që sillen prej vitesh rrotull ligjit elektoral, na shtyjnë të bëjmë ndonjë konsideratë që nuk mëton të futet në axhendën e politikës shqiptare, anipse mund të shërbejë për zbërthimin e saj.

Si do t’u jetë dukur vallë, atyre që nuk e ndjekin rregullisht politikën italiane, deklarata e Kryetarit të Këshillit të ministrave Enrico Letta: “Porcellum për mua është e keqja absolute, do të bëj gjithshka në mënyrë që të mos votohet më me Porcellum-in ose me ndonjë kopje të tij”? E pakuptueshme. Çfarë mendojnë ata që u hedhin ndonjë sy, herë pas here, gazetave italiane? Atje lexohen prej vitesh deklarata, analiza, komente, nisma publike, kundër Porcellum-it. E megjithatë, pak duan ta ndryshojnë në praktikë. Edhe kjo e pakuptueshme.

read more »