Author Archive

28/06/2021

MOS MA PREKNI MASKËN

nga Dardo Veleno.

maska

Tani që trysnia e pandemisë është ulur ca, po flitet gjithnjë e më shumë për heqjen e maskave: fillimisht në ambientet e jashtme e më pas brenda mureve. Tani që u mësova me maskën e nuk bëj dot pa të, pikërisht tani duan të ma heqin. E të mendosh që isha refraktar ndaj përdorimit të saj dhe për të më bindur u deshën arsyetimet e virologëve nga një anë e gjobat e policëve nga tjetra.

15/04/2021

PATRONAZHISTI

nga Dardo Veleno.

shkronja1

Këto ditë parazgjedhore plasi skandali i përdorimit të supozuar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Midis të dhënave përmendet emri i të ashtuquajturit PATRONAZHIST. Meqenëse kemi të bëjmë me një neologjizëm me kuptim ende të paqartë, që nuk gjendet në fjalorët aktualë shqiptarë por endet lirshëm në media, le të përpiqemi së bashku ta përkufizojmë figurën e tij me pak fantazi.

13/04/2021

LOPË APO LIMON?

nga Dardo Veleno.

Lopa-limoniTi si emigrant e ndjen veten lopë apo limon? Kësaj pyetje nuk di si t’i përgjigjem. Duket dilemë e thjeshtë. Në të vërtetë është ekzistenciale. Të dyja fillojnë me shkronjën “L”, edhe lopa edhe limoni, por unë ende nuk marr vesh se ç’jam, dhe jo ngaqë e para është kafshë nga familja e gjitarëve dhe e dyta është frutë nga familja e agrumeve.

31/03/2021

Ç’NA DUHET DIASPORA

nga Dardo Veleno.

iluzion-optik

Një heshtje e pazakontë e kaploi Këshillin e Ministrave me portofol të trashë i mbledhur posaçërisht për çështjet e diasporës. Gjithë ato personalitete mbetën pa fjalë kur i Shefi i shefave bëri pyetjen e papritur: “Për çfarë na duhet diaspora?”.

Qetësi. Asnjë zë apo zhurmë, përveç fëshfëritjes së mikrofonit. Vështrime të hutuara. Shefi i shefave vinte nga fusha e artit dhe e mediave, dhe dinte t’i shfrytëzonte pauzat si mjeshtër i vërtetë skene. “Le të flasim pa doreza. Shkurt e troç fare”, tha me ton babaxhani.

27/03/2021

RIKONSTRUKSIONI I JETËS

nga Dardo Veleno

Konferenca për shtyp e Kryetarit të Rikonstruksionit, pati pritshmërinë e pritur edhe pse zhvillohej online për shkak të masave kundër epidemisë. Gazetarët ende po lidheshin nëpërmjet ekraneve, duke provuar cilësinë e zërit mes tela kufjesh e celularësh, kur Kryetari e mori mikrofonin dhe me zhdërvjelltësinë e tij të zakonshme prej batutisti tha: “Ju provoni fijet, unë po shpjegoj fillin e arsyetimit”.

06/02/2021

LAJMTHIRRJA TELEFONIKE

nga Dardo Veleno.

Po sikur të ishte film cili do të ishte nëntitulli? “Lajmthirrja telefonike: Kthimi”, “Lajmthirrja telefonike: Shpagimi”, “Lajmthirrja telefonike 2.0”, apo “Lajmthirrjet: ndonjëherë kthehen”?

Nga lartësitë e sotme të telefonave superinteligjentë, kabinat telefonike në rrugë dhe lajmthirrjet e dikurshme, duken parahistorike për brezat e rinj, sikurse dukeshin atëherë shtëllungat e tymit. Mirëpo për hir të historisë duhet të themi se lajmthirrja është përdorur si term deri në fillim të viteve 1990, madje pa mbiemrin “telefonike”, ngaqë kuptohej vetvetiu përse bëhej fjalë.

04/10/2020

VIRUS BELLICO E LINGUAGGIO VIRALE

di Dardo Veleno.

Grazie all’utilizzo di tale linguaggio i governanti riuscirono a raggiungere il proprio obiettivo, i problemi però si presentarono anni dopo, proprio quando una guerra scoppiò per davvero, insomma una guerra concreta, reale. Il Leader del paese apparve in diretta sui social e adoperò lo stesso linguaggio bellico per spiegare alla popolazione il pericolo che incombeva a causa del nemico.

24/06/2020

PSE NUK FOLA PËR TEATRIN KOMBËTAR

nga Dardo Veleno.

Në një intervistë televizive ish Kryeministri Majko shpjegoi mosreagimin e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar, me arsyen se kishte bërë dy ndërhyrje kirurgjikale tek dentisti. Pra nuk foli sepse kishte bërë operacion në gojë.

Për të vërtetuar se politikani shqiptar nuk është i vetëm, ndërsa po hulumtohet nëse përgjigjja ishte ironike apo metaforike, mblodhëm me anketim imagjinar arsye të thëna, të pathëna e të stërthëna, që shpjegojnë se përse shumë vetë nuk folën për shembjen e Teatrit. Më poshtë përgjigjet e të intervistuarve.

Nuk fola për shembjen e Teatrit sepse:

read more »

14/05/2020

AMFITEATRI ABSURD

nga Dardo Veleno.

Debati për prishjen e amfiteatrit Flavio në Romë, ose siç njihet nga njerëzit Koloseu, po bëhet gjithnjë e më i ashpër. Politikanët e mazhorancës në bashki e qeveri, që kanë ndezur prej kohësh buldozerët e po vringëllojnë vrullshëm varetë, paraqesin argumente mjaft bindëse e të arsyeshme, të cilat vështirë të kundërshtohen e të hidhen poshtë nga kushdo që ka dy pare mend. Ja disa prej argumenteve më të spikatura që, pavarësisht nga veçoritë, vlejnë për çdo situatë të ngjashme nëpër botë, sepse logjika është e njëjtë:

read more »

30/04/2020

NUK DUKESH SHQIPTAR 2.0

nga Dardo Veleno.

Sapo u ul e kuptoi menjëherë se gruaja përballë kishte dëshirë për të folur. Ia ndiente vështrimin tek i ndiqte lëvizjet ndërsa zinte vend për t’u rehatuar. Ftesa plot mirësjellje e gruas për ta vendosur xhupin në poltronën e lirë, me zë të ëmbël e buzëqeshje simpatike, nuk bëri gjë tjetër veçse ia konfirmoi përshtypjen e parë. Por nuk i erdhi keq, edhe ai kishte nevojë të shkëmbente dy fjalë.

read more »