Posts tagged ‘TRADITËS DHE MODERNITETIT’

19/03/2018

ROVIGO: REFLEKTIM PËR ROLIN E GRAVE SHQIPTARE

Shoqata kulturore Veneto-Albania, revista “Confronti” dhe kooperativa Majulero, do të organizojnë në qytetin e Rovigos të dielën 25 mars 2018, ora 11.00 (Via Cesare Battisti 8 – Sala Grand Guardia n. 25) një nismë kulturore gjatë së cilës do të diskutohet rreth temave të librit “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga studiuesi shqiptar Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës “Confronti” (www.confronti.net). Libri flet për gratë e vajzat shqiptare në Itali e për rolin e tyre në vendin ku kanë mërguar e në atdhe.

read more »

Advertisements
14/03/2018

PADOVA: NJË NISMË PËR GRATË SHQIPTARE

Aktiviteti kulturor, që do të zhvillohet në Padova të Italisë, më 25 mars 2018, ora 17.30 (Palazzo Zacco, Prato della Valle, 82) është organizuar nga Shoqata kulturore italo-shqiptare Besa, nga revista e qendra e studimit “Confronti” dhe nga Shoqata e puljezëve në Padova.

Nisma merr shkas nga libri “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”, (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga sociologu Rando Devole dhe drejtori i revistës Confronti (www.confronti.net), Claudio Paravati. Libri flet për gratë e vajzat shqiptare në Itali e për rolin e tyre në vendin ku kanë mërguar e në atdhe.

read more »

03/10/2017

GRA TË SHQIPËRISË. MIDIS MIGRIMIT, TRADITËS DHE MODERNITETIT

Sapo ka dalë nga shtypi libri Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), një libër i shtëpisë botuese Com Nuovi Tempi, përgatitur nga unë dhe drejtori i revistës Confronti (www.confronti.net), Claudio Paravati.

read more »