Posts tagged ‘qendra e Tiranës’

23/02/2017

MBULESA MODERNE E TYRBES

kartoline-kapllan_pasha_tomb_tiranaNdërtesa e re e Drejtorisë së Portit, në Antwerp të Belgjikës, të projektuar nga Zaha Hadid Architects, që u soll nga shkrimi i A. Vehbiut “Zaha godet sërish“, më kujtoi rastin e Tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit në Tiranë.

read more »

Advertisements
17/11/2011

Piramida si gur

Vera e këtij viti e gjeti të ashtuquajturën Piramidë nё qendёr tё debatit publik, i cili u zhvillua me tone tejet tё ashpra e pёr njё kohё relativisht tё gjatё. Pavarёsisht se diskursi publik u nyjёtua larmishёm, duke filluar nga pikёpamja historike deri tek ajo urbanistike, vorbulla e ballafaqimit tё ndezur e çoi drejt e nё vrimёn e zezё tё politikёs. Nga ajo vrimё mendimet e ndryshme dilnin rregullisht njёpёrmasore, njёngjyrёshe, monotone, sepse e humbnin veçorinё e interpretimit, individualizmin, sinqeritetin, duke u sintetizuar bardhёezi me ngritjen ose uljen e gishtit ndaj prishjes ose jo tё Piramidёs. Nё qoftё se ligjёratёn publike do ta pёrfytyronim gjeometrikisht, Piramida erdhi e u pёrftua si njё gur kufitar, si njё mur ndarёs midis kampeve armike, si njё vijё demarkacioni ushtarak.

read more »