Posts tagged ‘kriza 1997’

27/11/2011

Shoqëria dhe forcat e armatosura në Shqipëri

Kriza shqiptare e 1997-s u shkaktua nga firmat piramidale. Askush nuk mund ta përfytyronte se kjo krizë do të thellohej deri në atë pikë sa të prekte edhe institucionet e vendit, madje edhe Forcat e armatosura. Ngjarjet, për fat keq, precipituan pashmangshmërish. Qortimi i FMN për rrezikshmërinë e shoqërive shënoi fillimin e krizës, që vijoi më pas me manifestime, protesta, përleshje me policinë e trazira në të gjithë vendin, me plaçkitjen e kazermave ushtarake, rrëmbimin e armëve, shpërbërjen e Shtetit e të ushtrisë. Bilanci i krizës ishte tragjik e mund të pohohet pa dyshim se ka qenë një nga periudhat më të rënda të historisë shqiptare.

read more »

Advertisements
16/11/2011

Shqipëria. Dukuri sociale dhe paraqitje

Albania. Fenomeni sociali e rappresentazioni (Shqipëria. Dukuri sociale e paraqitje), Agrilavoro Ed., Roma 1998.

Në qendër të këtij libri është kriza shqiptare e vitit 1997, por lexuesi e kupton menjëherë se kriza përbën vetëm një “pretekst” për ta eksploruar në thellësi shoqërinë shqiptare, që po i përjeton me dhimbje kundërshtitë e saj e që vijon të mbetet pezull mes së kaluarës e së ardhmes. Realiteti shqiptar analizohet nëpërmjet mjetesh të pasura teorike, duke ofruar njohje specifike e njëkohësisht përsiatje me karakter analitik mbi disa dukuri të rëndësishme shoqërore. Vështrimi kryesisht sociologjik ndalet edhe tek paraqitja mediatike në Itali, duke u përpjekur të japë përgjigje disa pyetjeve thelbësore për dinamikën e tyre e për pasojat përkatëse në vendin e vogël ballkanik.

Librin mund ta gjeni në të gjitha libraritë Adrion në Tiranë.