Posts tagged ‘imazhi’

23/02/2017

SAMITI SI SKENË

samiti-karrige-bosh-telekamera-foto-r-devoleKa një kategori politikanësh që kujtohen për migrantët në çastet e nevojës, zakonisht gjatë fushatave parazgjedhore, ose kur opinioni publik në Shqipëri duket tejet i ngopur dhe i velur nga gjellët e zakonshme të kuzhinës politike. Në kësi rastesh shtohen edhe takimet e ndryshme me diasporën. Qasja instrumentale ndaj migrantëve shqiptarë ka variante të shumta dhe është e shtrirë në kohë, por ajo me karakter politik dallohet kryesisht nga retorika me të cilën trajtohen çështjet e diasporës[i].

read more »

20/07/2014

GJILPËRA E PESHORES

peshorjaKur bëhen bilance politike, ditët dhe përvjetorët i numërohen zakonisht qeverisë, të cilës i bëhen bilancet e arritjeve ose të mosrealizimeve. Në ligjërimin publik shqiptar, siç mund të pritej, u debatua shumë për 300 ditët e Qeverisë Rama. Një palë foli për arritje, tjetra për dështime. Ajo çka nuk pritej ishte bilanci që iu bë një force të tretë.

read more »

17/11/2011

Shqiponja si markë

Nuk ka shumë kohë që u njoha me termin “nation branding”, pavarësisht se konceptin, si shumë të tjerë, e kisha të qartë prej kohësh në mendjen time. Me pak fjalë mund të shpjegohet kështu: çdo vend ka reputacionin e vet, sikurse ndërmarrjet e ndryshme dhe produktet e tyre. Ky reputacion i ngjason, si të thuash, markës së produktit.

read more »