Posts tagged ‘emigrantët në Itali’

06/03/2017

REMITANCAT NGA ITALIA

Remitancat e migrantëve kanë hyrë në një fazë stabilizimi. Ky është konkluzioni i përgjithshëm që ka arritur Dossier Statistico Immigrazione 2016[1]. Sipas këtij studimi, pas një dhjetëvjeçari të karakterizuar nga rritje të vrullshme të remitancave dhe pas krizës ekonomike botërore, tashmë mund të thuhet se dukuria po bëhet më e qëndrueshme.

read more »

13/11/2014

PERCEPTIMI I EMIGRANTIT

statistika per njerezitA janë të kënaqur emigrantët shqiptarë në Itali? Sa besim kanë tek të tjerët? Janë diskriminuar ndonjëherë në vendin ku jetojnë? Disa përgjigje mund të gjenden tek kërkimi shkencor i Istat-it italian me titull “Perceptimi i qytetarëve të huaj: kënaqësia, besimi e diskriminimi”, që u botua në fund të tetorit (periudha e referimit 2011-2012).

Para se të zbulojmë të dhënat që kanë të bëjnë me shqiptarët, le t’u hedhim një sy përfundimeve të përgjithshme. Pjesa më e madhe e të huajve në Itali janë të kënaqur me jetën në përgjithësi. 60,8% jep pikë të larta për kënaqësinë ndaj jetës. Më të kënaqur shprehen femrat dhe të rinjtë.

read more »