Posts tagged ‘bujqësia italiane’

18/06/2017

PUNONJËSIT IMIGRANTË: SËMUNDJET PROFESIONALE DHE AKSIDENTET NË BUJQËSI

Sapo doli në shtyp vëllimi “Sëmundjet profesionale dhe aksidentet në bujqësi. Një studim mbi punonjësit imigrantë” (Malattie professionali e infortuni in agricoltura. Un’indagine sui lavoratori immigrati), përgatitur nga Rando Devole (a cura di), Agrilavoro edizioni – FGP, Roma 2017.

Libri është fryt i një studimi të mirëfilltë shkencor i promovuar dhe i realizuar nga sindikata Fai-Cisl e nga Eban.  Ky studim, i përgatitur e i koordinuar prej meje, ka pasur në qendër imigrantët që punojnë në bujqësinë italiane dhe dukuritë e sëmundjeve profesionale e të aksidenteve në punë.

read more »

Advertisements
11/05/2014

BUJQ JASHTË

bujqesiaImazhi që kemi pasur deri më sot për emigrantët shqiptarë që punojnë në sektorin bujqësor në Itali lidhej me punëtorët e krahut në fushë e në serra. Kjo prani u verifikua nga studiuesit gjatë viteve dymijë, duke shënuar një farë habie për faktin se zakonisht emigrantët shqiptarë perceptoheshin si punonjës në sektorë të tjerë ekonomikë. E megjithatë numri i shqiptarëve që punonin në bujqësi – është fjala për të punësuarit me kontratë pune – ka ardhur duke u shtuar ndër vite, madje duke u nyjëtuar në nënsektorë të specializuar, duke arritur vendet e para në komunitetet e huaja.

read more »