23/02/2017

RELATIVITETI I “SAMITIT” DHE I “DIASPORËS”

samiti-karrige-bosh-telekamera-foto-r-devolePërdorimi i dy termave samit dhe diasporë për emërtimin e aktivitetit të zhvilluar në Tiranë, nga datat 18-20 nëntor 2016, i njohur si Samiti i parë i Diasporës, u shfaq që në fillim problematik. E jo vetëm në planin semantik. Continue reading

23/02/2017

SAMITI SAPO FILLOI

samiti-i-diaspores-01Të gjitha veprimtaritë që u zhvilluan në Tiranë, në kuadrin e Samitit të Diasporës (18-20 nëntor 2016), u përshkuan nga një fill i pamohueshëm: pjesëmarrja. Kjo u vu re jo vetëm nga numri i emigrantëve shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota[1], por edhe nga vëmendja me të cilën ata ndoqën veprimtaritë e programuara. Continue reading

23/02/2017

MBULESA MODERNE E TYRBES

kartoline-kapllan_pasha_tomb_tiranaNdërtesa e re e Drejtorisë së Portit, në Antwerp të Belgjikës, të projektuar nga Zaha Hadid Architects, që u soll nga shkrimi i A. Vehbiut “Zaha godet sërish“, më kujtoi rastin e Tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit në Tiranë. Continue reading

22/02/2017

PARQET SI OAZA

oazeE keni provuar ndonjëherë të ecni nëpër rrugët e Tiranës me karrocë fëmijësh? Për prindërit e rinj pyetja është e tepërt, ndoshta edhe për gjyshërit me mbesa e nipa të vegjël. Për të tjerët ndoshta jo.  Në rast se nuk ju ka qëlluar, ta zëmë të shkoni me karrocë fëmijësh në një park, provojeni një herë. Është përvojë mbresëlënëse. Continue reading

22/02/2017

KUR KA PROBLEME SINTONIZIMI

Në pasditen e datës 10 tetor 2016, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, zhvilloi në Romë një takim me përfaqësues dhe anëtarë të ndryshëm të komunitetit shqiptar në Itali. Një nismë me synime pozitive dhe me vlerë. Në ftesën përkatëse lexohej se takimi bëhej “për të trajtuar shqetësimet dhe problematikat me të cilat ballafaqohet komuniteti shqiptar në Itali”. Continue reading

22/02/2017

VETËM PESË MINUTA

Zhvillimet e fundit epokale duhet të kishin bindur edhe më skeptikun dhe të paditurin se dukuria e migracionit është komplekse. Megjithatë, ka ende njerëz që e shikojnë migracionin me syze thjeshtëzuese, herë në mirëbesim nga mosnjohja dhe herë për ta instrumentalizuar për interesa të ndryshme. Continue reading

22/02/2017

KUR MARRËDHËNIA DYSHE NUK MJAFTON

Migracioni është dukuri epokale dhe strukturore. Janë dy elemente të cilat ende nuk kanë hyrë në vetëdijen e politikës. Kjo do të thotë se masat që merren për përballimin e problemeve që rrjedhin nga migracioni, si nga vendet e nisjes, ashtu edhe nga vendet e mbërritjes, nuk mund të jenë konjukturale, episodike, ose afatshkurtra. Continue reading

22/02/2017

PJESËMARRJA E DIASPORËS OSE LAPSUSI I SAMITIT

Nëse pjesëmarrja sociale e politike është çështje themelore e shoqërive moderne, për migrantët kjo temë merr përmasa jetike. Vende si Shqipëria, për vetë historinë e saj, përfshirë periudhën totalitare, duhet ta kenë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën sociale përparësi të padiskutueshme, brenda e jashtë vendit, aq më tepër që përbën një nga kërkesat më të forta, që vjen aktualisht nga migrantët shqiptarë në botë. Continue reading

22/02/2017

I NJËJTI AVAZ

Problemi i kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe i trafikimit të tij është tashmë aq i dukshëm saqë nëpër muhabete të zakonshme qytetarësh dëgjon të thuhet se për parcelat me hashash mbyllet një sy qëllimisht, sepse në këtë mënyrë njerëzit fitojnë diçka dhe kanë me ç’të rrojnë. Se sa e vërtetë është kjo, pra që organet e shtetit e lënë vetë disi të lulëzojë “ekonominë e hashashit” për t’i ndihmuar njerëzit, nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë nga këndvështrimi i këtushëm. Zyrtarisht deklarohet si e pathemeltë. Ndërkohë merr rëndësi të posaçme pikërisht mendësia e justifikimit, që përhapet ngadalë ndër mbështetës e të tjerë qytetarë. Continue reading

27/01/2017

VIA MARGUTTA (IV)

marmoraro-3-1024x576Nëse kalon në ditë pushimi, që nuk përkon me ndonjë nismë artistike, vështirë ta dallosh punishten “Il Marmoraro” në via Margutta. E mbyllur me kangjella hekuri, pa dritë brenda, punishtja humbet mes dyerve të tjera e mes bimëve të shumta, që duken si ujëvara të gjelbra që rrjedhin mbi mure. Continue reading