PESKARA. VEPRIMTARI PËR GRATË SHQIPTARE

Në Peskara të Italisë, të shtunën 8 qershor 2019, në orën 11.00, tek Museo  Vittoria Colonna, via Gramsci 1, do të zhvillohet një konferencë që do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare. Nisma organizohet në kuadrin e Rosadonna Festival në krahinën Abruco nga revista e qendra studimore “Confronti”, Shoqata “Radici e Ali” dhe Anfe, Shoqata kombëtare e familjeve të emigrantëve. Aktiviteti merr shkas nga libri “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit) me kuratorë Rando Devole e Claudio Paravati.

Përveç përshëndetjeve institucionale, gjatë veprimtarisë do të ndërhyjnë: Cinzia Rossi, Presidente ANFE e Peskarës, Dasantila Hoxha, Kryetare e Shoqatës “Radici e Ali”, Rando Devole, ekspert i migracionit, Claudio Paravati, drejtor i revistës “Confronti”, Gerarta Ballo, Studiuese e brezave të dyta, Mimoza Leskaj, poete, Engjëllushe Mërtiri, Kryetare e Shoqatës shqiptare për personat në vështirësi.

Pjesëmarrësit mund të vizitojnë ekspozitën e piktorëve:  Genti Lulanaj  e  Anila Ciccone.

Hyrja është e lirë për të gjithë. Nisma është organizuar me mbështetjen e fondeve 8 x mille të Kishës Valdeze.

Për të shkarkuar programin e aktivitetit kliko këtu.

Advertisements
%d bloggers like this: