KONFERENCË PËR ROLIN E DIASPORAVE DHE MIGRACIONIN

Pasditen e datës 14 mars 2019, në Romë, në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian do të zhvillohet konferenca “Migrazione, Accoglienza, Inclusione, Co-sviluppo. Il ruolo delle diaspore med-africane”.

Konferenca, midis të tjerash, ka synimin t’u japë zë organizatave të diasporës, kërkesave dhe përvojave të tyre konkrete në terren, të cilave përfaqësuesit e institucioneve vendore e kombëtare duhet t’u japin përgjigje. Konferenca dëshiron gjithashtu të krijojë kanale kontakti e komunikimi midis institucioneve të ndryshme kombëtare e vendore, nismat e të cilave ndonjëherë vijojnë paralelisht.

Nisma është promovuar nga Qendra Italiane për Paqen në Lindjen e Mesme (CIPMO) me partneritetin  e Qendrës Studimore e Revistën Confronti, me bashkëpunimin e Qendrës Kërkimore IDOS – Dossier Statistico Immigrazione, e Qendrës Piemonteze të Studimeve Afrikane (CSA) e të Qendrës së Studimeve të Politikës Ndërkombëtare (CeSPI), mbështetur nga Zyra e analizës, programimit, statistikës e dokumentimit historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Kooperimit Ndërkombëtar.

Më kanë ftuar të moderoj panelin e institucioneve. Do të marr pjesë me kënaqësi.

Programin mund ta shkarkoni këtu.

Advertisements
%d bloggers like this: