Archive for May 17th, 2018

17/05/2018

NGA ISLAMI NË EUROPË TEK ISLAMI EUROPIAN

Në epokën e fake news, të histerive mediatike e të dukurive virale në internet është e vështirë të trajtosh tema delikate si islami dhe integrimi në vendet europiane, që duan para së gjithash kërkimin e së vërtetës, analiza të qeta e refleksione kompetente. Natyrisht, ndërlikimet e trashëguara dhe ato të sotmet nuk ndihmojnë aspak. Rreziku është që gjithçka të përfundojë në një debat që përzien në një enë lloj lloj përbërësish: politikë, socialë, kulturorë, mediatikë, me ndjenja kolektive, duke prodhuar një qull pashije e të hidhur në rastin më të mirë ose të pështirë e helmues në rastin më të keq.

Libri i botuar në italisht “Nga islami në Europë tek islami europian. Sfida e integrimit” (Dall’islam in Europa all’islam europeo. La sfida dell’integrazione), përgatitur nga Mostafa El Ayoubi e Claudio Paravati (Carocci, Romë 2018) ndjek një rrugëtim të ndryshëm në një përmasë të ndryshme e mbledh firma prestigjioze që merren me fenë, islamin, dialogun ndërkulturor e migracionin. Fija e kuqe që i përshkon të gjitha kontributet në libër është njohja që, nga një anë mbush një lakunë historike, e nga tjetra mundëson luftën ndaj paragjykimeve ndaj islamit. Por njohja duhet të jetë e ndërsjellë e duhet shoqëruar nga mirëkuptimi, që është edhe arti e aftësia intelektuale për të kuptuar e justifikuar Tjetrin në rrafshin shpirtëror e të ndjenjave, pa rënë në kurthin e strucit për të mos parë problemet që shtrohen në tryezë. Përveç kësaj, qasja korale e adoptuar nga kuratorët i ofron lexuesit çelësa të ndryshme leximi mbi raportin midis Europës e islamit, një argument jashtëzakonisht kompleks.

read more »

Advertisements