MODENA: INTEGRIMI I GRAVE SHQIPTARE

Në Modena, në datën 19 maj 2018, ora 11.00, në Sala Civica Villaggio Giardini, via Marie Curie 22, do të zhvillohet konferenca me titull “L’integrazione delle donne migranti. Il caso albanese” (Integrimi i grave migrante. Rasti shqiptar), e organizuar nga Shoqata Nënë Tereza e Modenës dhe revista “Confronti”, me patronazhin e Komunës së Modenës.

Nisma merr shkas edhe nga libri “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”, (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit.

Në konferencën e Modenës, hyrja do të bëhet nga Rossella Giulia Caci (Acli Modena), ndërsa përshëndetjet institucionale do të zhvillohen nga Konsullata shqiptare në Milano dhe nga Andrea Bosi, Asesor për Europën e kooperimin ndërkombëtar të Komunës së Modenës.

Ligjëratat do të mbahen nga Bruno Ciancio (Universiteti i Modenës, Koordinator i masterit ndërkulturor), Laura Solieri (gazetare), Ndue Lazri (President i Fnai),  Rando Devole (sociolog),  Florinda Cera (brezi i dytë), Claudio Paravati (Drejtor i revistës e qendrës kërkimore “Confronti”).

Veprimtaria do të moderohet nga Danaida Delaj (Presidente e Shoqatës Nënë Tereza Modena).

Për të shkarkuar programin e aktivitetit kliko këtu.

Advertisements
%d bloggers like this: