TORINO: ROLI I GRAVE MIGRANTE SHQIPTARE

Konferenca që do të zhvillohet në Torino, të martën 27 mars 2018, ora 18.00, pranë sallës Mostre Regione Piemonte (Piazza Castello 165) do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare në Itali. Aktiviteti merr shkas nga libri “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga studiuesi shqiptar Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës “Confronti” (www.confronti.net).

Përshëndetjet institucionale që do ta nderojnë aktivitetin e promovuar nga Confronti, ItAlb, A.M.M.I, Sicurezza e Lavoro janë të shumta: MONICA CERUTTI Asesore për të Drejtat Civile të Krahinës Piemonte, RENATO SACCONE Prefekt i Torinos, Konsullata Shqiptare në Milano, MARCO GIUSTA Asesor i të Drejtave të Komunës së Torinos, ILARIA GRITTI Koordinatore e Kulturës (Circ. 1 të Torinos), EUGENIO BERNARDINI Moderator i Tryezës Valdeze.

Gjatë veprimtarisë, që zhvillohet nën patronazhin e Krahinës Piemonte, Komunës Torino dhe Qendrës Crocetta, do të ndërhyjnë: BLENTI SHEHAJ President i Shoqatës A.M.M.I., ETLEVA ZENUNI Presidente Ideadonna onlus, ANIS CIPI President i Shoqatës ItAlb, DAFINA IKONOMI Avokate, CLAUDIO PARAVATI Drejtor i revistës “Confronti”. Moderimi do të bëhet nga MASSIMILIANO QUIRICO Gazetar (Sicurezza e Lavoro), ndërsa hyrja nga GERTA BEQIRI Ground Vista Pictures, e cila i përket edhe brezit të dytë.

Hyrja është e lirë për të gjithë dhe në fund të veprimtarisë do të ketë degustim të produkteve e kuzhinës shqiptare.

Nisma është organizuar me mbështetjen e fondeve 8 x mille të Kishës Valdeze.

Për të shkarkuar programin e aktivitetit kliko këtu.

Advertisements
%d bloggers like this: