ROVIGO: REFLEKTIM PËR ROLIN E GRAVE SHQIPTARE

Shoqata kulturore Veneto-Albania, revista “Confronti” dhe kooperativa Majulero, do të organizojnë në qytetin e Rovigos të dielën 25 mars 2018, ora 11.00 (Via Cesare Battisti 8 – Sala Grand Guardia n. 25) një nismë kulturore gjatë së cilës do të diskutohet rreth temave të librit “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga studiuesi shqiptar Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës “Confronti” (www.confronti.net). Libri flet për gratë e vajzat shqiptare në Itali e për rolin e tyre në vendin ku kanë mërguar e në atdhe.

Aktiviteti do të hapet me përshëndetjet institucionale: Alessandra Sguotti, Asesore për kulturën e shanset e barabarta të Komunës së Rovigos, Patrizia Borile, Asesore për shërbimet sociale të Komunës së Rovigos, Irene Rigobello, punonjëse pranë Caritas të diogjezës Adria-Rovigo.

Gjatë veprimtarisë, që zhvillohet nën patronazhin e Komunës së  Rovigos, do të ndërhyjnë Jugana Sladic, Presidente e kooperativës Majulero, Denada Korriku, Sipërmarrëse shqiptare, Michela Rossin, Eksperte në art terapi e në mbrojtje personale preventive, Aisela Beltusha, Eksperte në ekonomi e financë,  Rando Devole, Sociolog dhe Claudio Paravati, Drejtor i revistës “Confronti”.

Punimet do të hapen e do të moderohen nga Nertila Dizdari, Eksperte në ndërmjetësim e Presidente e shoqatës Veneto-Shqipëri.

Për të shkarkuar programin e aktivitetit kliko këtu.

Advertisements
%d bloggers like this: