SAN DONÀ DI PIAVE: PREZANTIMI I LIBRIT PËR GRATË SHQIPTARE

Shoqata LAB4, revista “Confronti” dhe Shoqata socio-kulturore Four, do të organizojnë në San Donà di Piave (provinca Venecia), më 24 mars 2018, ora 11.00 (Libreria Moderna, Via XIII Martiri 7) prezantimin e librit “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”, (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga studiuesi shqiptar Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës Confronti. Libri flet për gratë e vajzat shqiptare në Itali e për rolin e tyre në vendin ku kanë mërguar e në atdhe.

Gjatë prezantimit do të përshëndesë një përfaqësues i Komunës San Donà di Piave dhe, përveç kuratorëve të vëllimit, do të ndërhyjnë Etleva Petriti, poete shqiptare dhe Marie Lala,  përgjegjëse e grave në Shoqatën Iliria.

Aktiviteti kulturor do të pasurohet nga koncerti i shkurtër i Tamara Feletto, e cila do të luajë për publikun pjesë të njohura si: Over the rainbow, I gave you everything, Your love, Hurt.

Punimet do të moderohen nga Chiara Vitali, pedagoge e gjuhës angleze dhe bloger në fushën e kulturës bashkëkohore.

Për të shkarkuar programin e konferencës kliko këtu.

Advertisements
%d bloggers like this: