Archive for September 13th, 2017

13/09/2017

JETË QENI

Divjakën e përshoqërojmë zakonisht me idenë e argëtimit (pyjet, gjuetia, turizmi, deti, mjedisi), ndonjëherë edhe me historinë e zbarkimit të Xhevdet Mustafës në vitin 1982. Si rrjedhim, lajmi për fëmijët që punojnë në vend të zagarëve, na befason deri diku.

read more »

Advertisements
13/09/2017

SUBLIMIM I MUNGUAR

Mitingjet e fundit të opozitës, si dhe njoftimet për kundërmitingje të mazhorancës, por edhe historia e viteve të fundit, tregojnë më së miri se në Shqipëri nuk është verifikuar ende sublimimi i përplasjes politike. Ky proces i domosdoshëm për ta zhvendosur ballafaqimin politik nga kallashi tek fjalimet, nga grushtet në debate, nga rruga në parlament, shfaqet sot i papërfunduar dhe i cunguar.

read more »

13/09/2017

VALËVITJE

Më 10 tetor 2009, në sheshin e famshëm Navona të Romës, sindikata italiane Cisl organizoi një manifestim në mbrojtje të imigrantëve dhe të drejtave të tyre. Organizatorët, për t’i shpëtuar instrumentalizimit politik, kishin njoftuar paraprakisht se tubimi ishte vetëm sindikal. Në fakt, në tribunë folën vetëm sindikalistë italianë dhe të huaj, ndërsa në shesh valëviteshin vetëm flamujt e federatave të Cisl-it. Me një përjashtim: flamurin shqiptar.

read more »

13/09/2017

PROFILE NË MJEGULL

Përkufizimi i intelektualit ka qenë gjithnjë problematik. Ndoshta më shumë në Shqipëri, meqë figura e intelektualit, e përvijuar kryesisht në vitet e Rilindjes, është pikturuar në vitet totalitare me bojëra ideologjike, për të hyrë më pas në fazën e krizës, që vazhdon edhe në ditët e sotme; ndërkohë që opinioni publik e ka gjithnjë e më të vështirë ta përthithë konceptin dhe rolin e intelektualit.

read more »

13/09/2017

KUR NUK LAHESHIM

Periudha totalitare e historisë sonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së studiuesve. Por edhe ne qytetarët e thjeshtë nuk i kemi lënë asnjëherë jashtë tryezave tona “përse-të” që na paraqiste ajo kohë. Diskutimet përfundonin ndonjëherë edhe në grindje midis miqsh, fjalët e rënda fluturonin nga cepi në cep i odës, por tek e fundit, jemi përpjekur t’u përgjigjemi pyetjeve madhore të llojit: Si funksiononte totalitarizmi? Si nyjëtohej ideologjizimi i masave? Si ushtrohej pushteti? Si shfrytëzohej arti? Si manipulohej historia? E qindra pyetje të tjera serioze si këto.

read more »

13/09/2017

WIKI BEQARE

Problemin e besueshmërisë së Wikipedia-s e patëm ngritur në këtë blog kohë më parë. Me të drejtë, trajtonim vetëm pjesën shqipe të enciklopedisë së njohur online, çka e nënkuptonte në një farë mënyre ekzistencën e një problematike që shkonte përtej hapësirës shqiptare.

read more »

13/09/2017

TREGU I GJUHËS

Që tregu ndikon në një farë mënyre mbi gjuhën shqipe dihet nga të gjithë. Ndoshta më pak njihen mënyrat e këtij ndikimi, të cilat nuk mëtoj t’i shteroj në këto pak radhë. Desha vetëm t’ju përcjell ndodhinë e disa ditëve më parë, duke jua lënë të hapur hapësirën e diskutimit.

read more »

13/09/2017

ERA E FRIKËS

Edhe frika mban erë. Ose më qartë, frika mund “të nuhatet“, ashtu siç mund të komunikohet. Kur paskemi frikë, mbakemi erë frikë. Ndodh në mënyrë të pavetëdijshme.

read more »

13/09/2017

VOTIME ME POSTER

Mësoj sot nga shtypi, se Robert Bosch, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, ka thënë se “duhet t‘i jepet fund votimit familjar në zgjedhjet e 28 qershorit”. Gjithnjë sipas shtypit shqiptar, ambasadori Bosch u shpreh “se gratë duhet të shprehin në zgjedhje vullnetin e tyre jashtë presionit të jashtëm, të ushtruar në kuadër të votimit familjar […]

read more »

13/09/2017

TENDA E REALPOLITIKËS

A mund ta krahasojmë Shqipërinë me Libinë? Absolutisht jo. Përveç historive dhe kulturave të pangjashme, kanë sisteme politike thelbësisht të ndryshme. Megjithatë, në lëmin e politikave të emigracionit, në raport me vendet perëndimore, ndonjë përqasje ballafaquese edhe mund të bëhet.

read more »