Archive for September 12th, 2017

12/09/2017

URIMET NË INTERNET

Kohë më parë, urimet bëheshin përballë gotës së rakisë dhe qengjit në hell, me trokitje gotash e shtrëngime duarsh, përballë sofrës së mbushur dhe zjarrishtës së nxehtë. Më vonë erdhi epoka e kartolinave, pastaj ajo e telefonit, së fundi e sms-ve dhe e internetit. Asnjëra prej epokave nuk e zëvendësuan tërësisht pararendësen, por vetëm sa iu mbivendosën pjesërisht njëra tjetrës, duke e pasuruar kutinë e mjeteve për dërgimin e urimeve.

read more »

Advertisements
12/09/2017

SAHATI I MOSBESIMIT

E kush e harron sahatin e vjetër të elektrikut? I zi, me fushë të bardhë, ku mezi dalloheshin numrat e vegjël që shënonin konsumin e energjisë dhe mekanizmi me vijë të kuqe që rrotullohej ngadalë, por i vendosur. Më poshtë, përveç vulës së pluhurosur të plumbit, nxirrte kokën siguresa, ose objekti më i prekur në errësirën shqiptare.

read more »

12/09/2017

NGADHNJIMI I MONOLOGUT

Eseja e Ardian Vehbiut me titull “Mjerimi i monologut”, botuar tek gazeta “Shekulli”, vuri theksin mbi një nga problemet më të mprehta të kulturës shqiptare: mungesën e dialogut. Analiza e thellë e dukurisë u pasurua, si zakonisht, nga stili i tij i këndshëm dhe efikas. Mirëpo, Vehbiu nuk mori asnjë përgjigje ose reagim nga kolegët e tjerë intelektualë. Të jetë kjo një nga provat se i kishte rënë pikës?

read more »

12/09/2017

EKONOMIA SIPAS ULIKSIT E JAZONIT

Në Shqipëri ekonomia e tregut u vendos në mënyrë mekanike, në kuptimin që i mungonte objektivisht tradita kulturore, çka duhet t’i shërbente si platformë dhe amortizator njëkohësisht. Nga pikëpamja e shpejtësisë kohore, kapitalizmi erdhi brutalisht në vendin tonë, pavarësisht se pjesa dërmuese e shoqërisë ishte dakord me sistemin e ri ekonomik. Mënyra e lindjes përbën një nga arsyet përse sot kapitalizmi shqiptar shfaqet me petkat e primitivitetit të xhunglës.

read more »

12/09/2017

MISS ALBANIA, MISS SHQIPËRIA

Ethet e “Miss-it” mbërritën në Shqipëri menjëherë pas rrëzimit të sistemit totalitar. Mëdyshjet e para për emërimin e spektaklit “Miss Albania” apo “Miss Shqipëria”, shoqëruar artificialisht nga debate midis kozmopolitëve dhe tradicionalistëve, kryesisht përballë kafesë, u fashitën përballë joshjes fatale të modernitetit të shfaqjes. Që atëherë shiritat në qafë të Miss-eve na kanë tërhequr kudo: në qytete, shkolla, kopshte, media …

read more »

12/09/2017

SPALETA SIMBOLIKE

Disa ditë më parë, me rastin e 95-vjetorit të krijimit të armatës së parë shqiptare, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u zhvillua një paradë ushtarake. Në ceremoni morën pjesë të gjitha figurat institucionale të vendit. Mediat i kushtuan vëmendje të posaçme evenimentit dhe ndonjë rast lanë hapësirë për komente të gjata për ushtrinë dhe problemet e saj.

read more »

12/09/2017

PËR NJË ÇAPË BUKË

Gjatë totalitarizmit fjala “oportunist” tingëllonte si akuzë për burgim shumëvjeçar. Për shkak të ngjyresës që kishte marrë, rrallë herë përdorej jashtë kontekstit politik. Në fakt, fjalori i vjetër i shqipes konsideronte oportunist “atë që është i lëkundshëm dhe i pavendosur, që tradhëton marksizëm-leninizmin dhe ndjek rrugën e pajtimit dhe të bashkëpunimit klasor me borgjezinë, që përçon ideologjinë borgjeze në lëvizjen punëtore…”. Edhe në kuptimin më “laik” të fjalës, ngjyresat negative linin shtigje të mundshme referimi përtej sferës psikologjike: “ai që nuk është parimor, ai që bën lëshime për të mos u prishur me të tjerët…”.

read more »

12/09/2017

ALBANOLOGJIA JASHTË KUFIJVE

Në historinë e albanologjisë studiuesit e huaj zënë medoemos një vend thelbësor, sepse kanë hedhur themelet e saj. Është e tepërt të thuhet se ky kontribut ka një vlerë të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare. Mirëpo, në qoftë se kontributi historik i albanologëve paraqitet sot i padiskutueshëm, kam frikë se albanologjia aktuale, që buron nga qendrat e ndryshme studimore jashtë Shqipërisë, nuk gjendet në pozitë të pacenueshme. 

read more »

12/09/2017

LILIPUTË ME DINJITET

Bipolarizmi i trashëguar nga Lufta e Ftohtë u rrëzua bashkë me murin e Berlinit. Vitet nëntëdhjetë u përshenjuan nga njëpolarizmi, i mishëruar nga superfuqia e vetme e mbetur në planet: Shtetet e Bashkuara. Mirëpo vitet dymijë nënvizuan protagonizma të reja në arenën ndërkombëtare. Nga një anë Kina dhe India, nga ana tjetër Rusia që dalëngadalë filloi të kërkonte një rol më domethënës në botë. Gjithsesi, bipolarizmi i dikurshëm nuk u rishfaq më dhe, sipas gjasës, nuk do t’i imponohet dot planetit në të ardhmen e afërt, pavarësisht deklaratave të fundit për riarmatimin e Rusisë.

read more »

12/09/2017

XHUNGLA VIRTUALE

Liria në internet është një nga temat më të debatuara aktualisht. Debatohet në vendet perëndimore për ta kufizuar, debatohet në vende jo demokratike për ta shtrirë ose shtrënguar më tej lirinë e përdorimit. Polemikat e shumta janë rrjedhojë e formave moderne të komunikimit, të cilat përdoren rregullisht edhe nga organizatat kriminale.

read more »