Archive for September 1st, 2017

01/09/2017

FILOZOFIA E PICËS

nga Dardo Veleno

Picën time e kisha porositur me sallam pikant. Nga kutia prej kartoni ku ishte futur, vinte një aromë ndjellëse. Ishte kjo aromë, që i bindi anëtarët e tjerë të familjes të kërkonin pica me shije të ndryshme. Nuk kishte njerëz të tjerë.

read more »

Advertisements
01/09/2017

FOLI SHOFERIT

nga Dardo Veleno

Në çastin kur hipa në autobus, shënimi “Mos i fol shoferit”, nuk më bëri ndonjë përshtypje të veçantë. Fundja jemi rritur me këtë njoftim standard, që në vegjëli. Si me të tjera, që flasin për thyerje xhamash në rast rreziku, për hapje dyersh në rast urgjence, për ndalimin e duhanit… Bëjnë pjesë, si të thuash, në panoramën urbane e të urbanit njëkohësisht.

read more »

01/09/2017

KËNGA JASHTË KORIT

nga Dardo Veleno

E ndjek me pasion këngën moderne shqiptare. Kohët e fundit jam bërë ithtar i videoklipit shqiptar, si zhanër më vete. Mendoj se kultura jonë e muzikës pop, rap, hip-hop, tallava, dance, etj. ka ç’t’i japë kulturës botërore. Shumica e videoklipeve, që kënaqin pa pushim spektatorin nga ekranet e mediave dhe kompjuterëve, janë spektakulare. I adhuroj dhe tekstet e tyre, poetike, bashkëkohore e kuptimplote.

read more »

01/09/2017

PUNË KA, POR EDHE PROFESIONISTË KA

nga Dardo Veleno

“Çfarë zanati ke?” e pyeti anëtari i komisionit të përzgjedhjes së personelit, ndërkohë që shikonte një listë të shkurtër kandidatësh për punë.

read more »

01/09/2017

ÇELËSI I SUKSESIT

nga Dardo Veleno

Zgjedhja për herë të shtatë e Velion Mjaftaj, në postin e kryetarit të bashkisë, ka angazhuar analistët e politologët më të mirë të Europës, por asnjë prej tyre – që prej kohësh e pyesin veten se cili është çelësi i suksesit të tij – nuk dinë të japin interpretime shteruese. Befas përgjigjen e dha vetë kryetari i bashkisë V. Mjaftaj i cili, gjatë një konference për shtyp, u shpreh në mënyrë të sinqertë e të thjeshtë: “Çelësi i suksesit tim? Është çelësi”.

read more »

01/09/2017

I DOGJA ETAPAT NË FB

nga Dardo Veleno

Në Facebook hyra me vonesë*. E si të gjitha dashuritë në moshë të kaluar, edhe kjo doli marrosëse. Vetja m’u duk si ajo copa  e letrës me ngjyrë, që rrotullohet brenda tubit kaleidoskopik. Një lëvizje e vetme dhe merrja forma të ndryshme. Gjithnjë brenda tubit e gjithnjë me të tjerët. E si të tjerët. Praktikisht i dogja të gjitha etapat në pak kohë.

Këtu më poshtë po jap disa nga etapat që kalova në FB.

read more »

01/09/2017

THIRRJE PËR SHTATË LIGJET

nga Dardo Veleno

Ka bërë bujë apeli për miratimin e shtatë ligjeve, që është bërë nga rreth tridhjetë qytetarë shqiptarë në drejtim të institucioneve dhe parlamentarëve të Shqipërisë. Meqë teksti po qarkullon në mënyrë të fshehtë nga e-maili në e-mail e në rrjetet sociale, po e zbardhim më poshtë këtë thirrje publike me interes mbarëkombëtar:

read more »

01/09/2017

ANKETA PËR REFORMËN

nga Dardo Veleno

Instituti “Përtej numrave janë shifrat” ka botuar ditën e sotme anketat më të fundit lidhur me reformën e drejtësisë. Po përcjellim më poshtë disa nga rezultatet më pak domethënëse, duke dhënë pyetjet e përqindjet e përgjigjeve të qytetarëve:

read more »

01/09/2017

TANI FLAS UNË: DEPOZITA

nga Dardo Veleno

Të dashur qytetarë të Tiranës, madje të gjithë Shqipërisë,

Lexova këto ditë disa deklarata e njoftime që kanë lidhje direkt me mua. Po reagoj, jo sepse më dridhen tubat e galexhanti nga frika, por për hir të së vërtetës, që është e çmuar më shumë se uji.

read more »

01/09/2017

TRENI I ËNDRRAVE

nga Dardo Veleno

Kam bindjen se, herë pas here, në media shfaqen lajme që vijnë, ose nga e kaluara, ose nga e ardhmja. Në kuptimin që vijnë nga një realitet i mëparshëm, ta zëmë 100 vjet para, ose i mëpasshëm, ta zëmë 100 mbrapa. Përndryshe në ditët e sotme, disa njoftime nuk kanë kurrfarë kuptimi.

read more »