Archive for February 23rd, 2017

23/02/2017

MIDIS FJALËVE DHE VEPRAVE

deklarata-e-samitit-ok-1Deklarata e Samitit të parë të diasporës shqiptare, që u zhvillua në datën 18-20 Nëntor 2016, fillon me një hyrje të përgjithshme me karakter politik dhe vijon më pas me pesë drejtime në të cilat qeveria dhe diaspora do të angazhohen së bashku: zhvillimi institucional, diaspora dhe kapitali njerëzor, diaspora dhe zhvillimi ekonomik, mbështetja për diasporën, mekanizmi ndërveprues. Disa muaj pas mbarimit të Samitit të Diasporës ka ardhur koha t’i shohim këto drejtime më hollësisht, duke parë edhe ecurinë e punës (Deklarata mund të konsultohet këtu).

read more »

Advertisements
23/02/2017

SAMITI SI SKENË

samiti-karrige-bosh-telekamera-foto-r-devoleKa një kategori politikanësh që kujtohen për migrantët në çastet e nevojës, zakonisht gjatë fushatave parazgjedhore, ose kur opinioni publik në Shqipëri duket tejet i ngopur dhe i velur nga gjellët e zakonshme të kuzhinës politike. Në kësi rastesh shtohen edhe takimet e ndryshme me diasporën. Qasja instrumentale ndaj migrantëve shqiptarë ka variante të shumta dhe është e shtrirë në kohë, por ajo me karakter politik dallohet kryesisht nga retorika me të cilën trajtohen çështjet e diasporës[i].

read more »

23/02/2017

DIASPORA DHE PËRPJEKJET PËR NJOHJE

Kontributi i migrantëve nuk kufizohet vetëm me zhvillimin e vendeve ku ata kanë vendosur të jetojnë e të punojnë. Ndihma e emigrantëve shkon edhe në drejtim të vendit nga ku janë nisur. Diaspora, si tërësi e migrantëve dhe pasardhësve të tyre, që janë të lidhur me vendin e origjinës, përbën vërtet një “urë lidhëse” me vendin e prejardhjes, ndërsa ndihma e tyre rezulton e konsiderueshme dhe shumëplanëshe.

read more »

23/02/2017

RELATIVITETI I “SAMITIT” DHE I “DIASPORËS”

samiti-karrige-bosh-telekamera-foto-r-devolePërdorimi i dy termave samit dhe diasporë për emërtimin e aktivitetit të zhvilluar në Tiranë, nga datat 18-20 nëntor 2016, i njohur si Samiti i parë i Diasporës, u shfaq që në fillim problematik. E jo vetëm në planin semantik.

read more »

23/02/2017

SAMITI SAPO FILLOI

samiti-i-diaspores-01Të gjitha veprimtaritë që u zhvilluan në Tiranë, në kuadrin e Samitit të Diasporës (18-20 nëntor 2016), u përshkuan nga një fill i pamohueshëm: pjesëmarrja. Kjo u vu re jo vetëm nga numri i emigrantëve shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota[1], por edhe nga vëmendja me të cilën ata ndoqën veprimtaritë e programuara.

read more »

23/02/2017

MBULESA MODERNE E TYRBES

kartoline-kapllan_pasha_tomb_tiranaNdërtesa e re e Drejtorisë së Portit, në Antwerp të Belgjikës, të projektuar nga Zaha Hadid Architects, që u soll nga shkrimi i A. Vehbiut “Zaha godet sërish“, më kujtoi rastin e Tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit në Tiranë.

read more »