Shoqëria dhe forcat e armatosura në Shqipëri

Kriza shqiptare e 1997-s u shkaktua nga firmat piramidale. Askush nuk mund ta përfytyronte se kjo krizë do të thellohej deri në atë pikë sa të prekte edhe institucionet e vendit, madje edhe Forcat e armatosura. Ngjarjet, për fat keq, precipituan pashmangshmërish. Qortimi i FMN për rrezikshmërinë e shoqërive shënoi fillimin e krizës, që vijoi më pas me manifestime, protesta, përleshje me policinë e trazira në të gjithë vendin, me plaçkitjen e kazermave ushtarake, rrëmbimin e armëve, shpërbërjen e Shtetit e të ushtrisë. Bilanci i krizës ishte tragjik e mund të pohohet pa dyshim se ka qenë një nga periudhat më të rënda të historisë shqiptare.

Qëllimi i kërkimit është studimi i aspekteve psikologjike e sociologjike i shpërbërjes së Forcave të Armatosura shqiptare pas krizës së 1997-s, në mënyrë që të njihen më mirë mekanizmat që rregullojnë raportet midis shoqërisë e forcave të armatosura, por edhe për të përpunuar mjete të dobishme për trajnimin e ristrukturimin e ushtrisë, si dhe për të parandaluar kriza të ngjashme në të ardhmen.

Shoqëria dhe forcat e armatosura në Shqipëri. Implozioni i vitit 1997 (Società e Forze armate in Albania), Cemiss (paper), Roma 2001.

Përmbajtja e lëndës

Hyrja

Kapitulli I – Implozioni i ushtrisë shqiptare

Kapitulli II – Politika dhe Forcat e Armatosura

Kapitulli III – Sistemi legjislativ e Forcat e Armatosura

Kapitulli IV – Çështja ekonomike dhe dinamikat e brendshme

Kapitulli V – Shoqëria dhe forcat e armatosura: ndërveprime

Advertisements
%d bloggers like this: