Sikur…

Historia, thotё shumёkush, nuk bёhet as me “sikur”, as me “por”. Duhet pranuar dhe studiuar si e tillё, sepse koha tashmё ka kaluar e nuk mund tё kthehet mbrapsht sikurse bёjmё me filmat.  Nga ana tjetёr, historia nuk mund tё ndryshohet, ajo qё ka qenё mbetet, nё jetё tё jetёve. Mirёpo, e ashtuquajtura histori kundёrfaktuale nuk ёshtё njё ushtrim i çfarёdoshёm fantazie, as letёrsi fantapolitike, edhe pse mund tё ushtrohet ndonjёherё pёr argёtim tё kulluar.

Historia kundёrfaktuale, e akredituar kryesisht nё botёn anglosaksone, mund tё na ndihmonte pёr tё nxjerrё nё pah kundёrshtitё e historisё shqiptare. Kjo “shkencё” lindi si barazpeshё e determinizmit historik, qё i konsideron ngjarjet historike si tё pёrftuara nga rrethanat shoqёrore, pra tё pandryshueshme. Mirёpo, shpeshherё edhe ne e kuptojmё se historia pёrbёhet edhe nga zgjedhje. Tё njёrit apo tё tjetrit. Çdo tё kishte ndodhur nё Evropё sikur Napoleoni tё mos kishte humbur? Po sikur Hitleri tё mos kishte sulmuar Bashkimin Sovietik? Po sikur NATO tё kishte ndenjur indiferente nё luftёn e Kosovёs?

Me “sikur” historia nuk shkruhet, por me “sikur” historia mund tё pёrfytyrohet. Kjo “lojё” mund tё na ndihmojё pёr tё kuptuar kundёrshtitё e ndryshme, por edhe rёndёsinё e kёsaj apo asaj zgjedhjeje. Ndoshta thjesht pёr tё vlerёsuar kёtё apo atё hap historik. Fillimi i lojёs me pyetje madhore si “Po sikur Skёnderbeu tё mos i kishte shpallur luftё Perandorisё Otomane?”, “Po sikur Shqipёria tё kishte dalё fitimtare edhe pas vdekjes sё Skёnderbeut?”, ose “Po sikur Italia fashiste tё mos e kishte pushtuar Shqipёrinё?”, mund tё na çonte shumё larg. Pastaj, bёhet fjalё pёr kohёra tё shkuara, qё kёrkojnё shumё bojё nё letёr.

Ndoshta ёshtё mё mirё qё historinё me “sikur”, nёse mund tё quhet kёshtu, ta shkruajmё pёr trazirat e kёtij janari. Pёrpilimi nuk do tё ishte aq i vёshtirё, pёrderisa disa zgjedhje janё ende tё freskёta. Pra le tё ushtrohemi me fjalёn “sikur”, pa mёtime tё mёdha, e mbi tё gjitha pa gjykime pёrfundimtare. Problemi kryesor mesa duket ёshtё pikёnisja. Po tё nisemi nga ngjarjet tragjike tё 21 janarit do tё thoshim: “Sikur tё mos ishin vrarё katёr qytetarё, pra sikur tё mos kishin qёlluar ‘ata’, sot nё Shqipёri situata nuk do tё kishte qenё kaq e nderё”. Porse dikush tjetёr mund tё thotё: “Sikur Partia socialiste tё mos kishte organizuar manifestimet e asaj dite, nuk do tё kishte pasur asnjё tё vrarё, sepse nuk do tё ishte krijuar konteksti konfliktual para Kryeministrisё”. Dikush tjetёr mund tё shtonte: “Sikur Berisha t’i kishte hapur kutitё e votimit nuk do tё kishte shkuar puna deri tek demonstratat”. Tjetri mund t’ia kthente: “Sikur Edi Rama t’i kishte pranuar zgjedhjet, nuk do tё acarohej aspak situata”. E kёshtu me radhё.

Kur mund ta fillojmё me “sikur”? Unё them tek ligji zgjedhor, tek ndryshimet e Kushtetutёs. Atje ёshtё pikёnisja e rrokullisjes, ose mё mirё qё andej mund ta shkruajmё njё farё historie me “sikur”, pa u kthyer mbrapsht deri tek ilirёt. Pёrse? Sepse sikur ndryshimet e kodit zgjedhor tё mos ishin bёrё ose tё ishin bёrё nё drejtimin e duhur, sot do tё kishim politikё jo pazar, konkurrencё jo luftё pёr ekzistencё, bashkёbisedim jo dyluftim, ballafaqim jo pёrplasje, tё zgjedhur jo tё emёruar, militantё jo ushtarakё, liderё jo padronё, pikёpjekje jo polarizim.

Sikur kodi zgjedhor tё mos ishte ndryshuar, nё zgjedhjet e fundit lufta e forcёs politike LSI nuk do tё ishte pёr jetё a vdekje. Po kёshtu lidhja me pushtetin, pra me karrigen. Nё kёtё situatё forcat politike janё tё dёnuara tё lidhen bashkё, jo pёr arsye politike, por pёr arsye interesi. Arsyeja ёshtё se pёrfaqёsimi vdiq nё çastin kur iu dha dorё e lirё partive pёr listat e deputetёve. Kёta nuk i pёrgjigjen mё elektoratit, por lidershipit tё partisё, nuk i kanё lidhjet me qytetarёt por me partiakёt.

Sikur bindja ndaj lidershipit tё mos kishte qenё aq e verbёr do tё kishin dalё nё pah kritikat ndaj politikave brendapartiake. Kjo do tё kishte çuar nё vetёkorrigjimin e partive, ose gjithsesi nё krijimin e njё dialogu politik qё do tё kishte çtensionuar situatёn. Pa ligjin aktual zgjedhor nuk do tё kishte ndodhur personalizimi i skajshёm i politikёs e si rrjedhim polarizimi i saj. Tani nuk janё mё dy parti qё ballafaqohen, janё dy persona, çka e bёn edhe mё artificiale pёrplasjen politike, ndaj edhe qytetarёt e ndjekin shpeshherё nё cilёsinё e spektatorёve, si dyluftim nё ring jo si pёrfaqёsues simbolikё tё tyre.

Apatia, indiferenca, largёsia, duhet shpjeguar me mungesёn e pёrfshirjes sё qytetarёve nё jetёn politike. Kёtu nuk ёshtё fjala pёr tifozllёkun, por pёr pёrfshirjen reale nё jetёn shoqёrore. Tifozi nuk merr pjesё, ai vetёm duartroket ose bёrtet; tifozi nuk luan, vetёm shikon nga larg; tifozi nuk arsyeton, vetёm paragjykon. Sikur ndryshimet tё ishin bёrё nё mёnyrёn e duhur, sot do tё kishim qytetarё qё do ta kushtёzonin votёn e tyre. Nuk do t’ia jepnin partisё, por edhe personit, nuk do t’ia jepnin logos por edhe njeriut, nuk do t’ia falnin ideologjisё por edhe mendimit.

Sikur partitё e mёdha tё mos kishin menduar vetёm pёr vete, pёr hegjemoninё e tyre, sot do tё kishim njё politikё me amortizatorё elastikё. Pёrplasja nuk do tё ishte mes pllakash tektonike tё ngurta, pra nuk do tё kishte pasur rreziqe pёr tёrmete si ai i 21 janarit. Nga ana tjetёr, partitё do tё ishin pёrfaqёsuese interesash publike, jo grupe biznesi. Partia socialiste nuk do ta kishte humbur karakterin e saj popullor e tё shtrirё nё territor; nuk do tё ishte tkurrur nё partinё e sotme, tё dominuar nga interesa tё ngushta tё njё grupi njerёzish; si rrjedhim mbёshtetёsit e saj nuk do tё ishin ankuar sot pёr braktisjen (nё thelb) qё i bёri Tirana dhe qytetarёt e tjerё tё Republikёs. Pra Shqipёria do tё kishte pasur sot njё opozitё tё vёrtetё, e gatshme pёr ta marrё qeverisjen e njё vendi evropian, jo njё forcё  e radikalizuar, me obsesionit pёr pushtet.

Sikur kodi zgjedhor tё ishte bёrё ndryshe, institucionet nuk do tё ishin nёpёrkёmbur, por do tё ishin respektuar. Sepse institucionet nuk do tё ishin perceptuar si armike, si pjesё e planit kundёrshtar, si shtёpi e gjarprit, si karbonarё komplotistё, por si strehё e tё gjithёve, si sinteza e politikёs, pёrfaqёsuese e qytetarёve. Ndoshta edhe vetё gjuha politike (me lavire rrugёsh e lakuriqё pazaresh) nuk do tё kishte degraduar deri nё kёtё pikё tё hallit.

Kronologjia e ngjarjeve mund tё kishte qenё kjo: miratim i njё kodi zgjedhor pёrfshirёs e pёrfaqёsues, zhvillimi i zgjedhjeve normale, njohja e zgjedhjeve, hyrja nё parlament, debat i ashpёr, qeveri e pёrgjegjshme, opozitё e pёrgjegjshme, qeveri e kontrolluar, opozitё kontrolluese. Nё kёtё mёnyrё do tё ishte krijuar njё mjedis katartik pёr tё gjithё, mazhorancёn dhe opozitёn. Cila do tё kishte qenё opozita, po qeveria? Kjo nuk ka shumё rёndёsi. Tё paktёn pёr ne qytetarёt. Po 21 janari? Nuk do tё kishte ndodhur, sepse ishte produkt i njё klime tejet tё helmatisur e tё tensionuar.

A mund tё kthehet mbrapsht rrota e historisё? Natyrisht qё jo. Por duke e kthyer shiritin e historisё, madje duke xhiruar njё histori tjetёr, edhe pse fantazioze, ne kuptojmё mё mirё mekanizmin djallёzor qё shpuri nё krijimin e pasqyrave perverse (mazhorancё/opozitё), qё i rrezatojnё njёra tjetrёs vetёm negativitet, qё pasqyrojnё e ripasqyrojnё vetёm anёt desktruktive, duke riprodhuar pafundёsisht energji tё errёta, qё tё çojnё pashmangshmёrisht drejt vrimёs sё zezё.

Dikush mund tё na rikujtojё se historia duhet parё me realizёm, qё nuk bёhet me “sikur”, ndokush do tё na citojё hallёn e famshme qё mund tё ishte dajё; mirёpo problemi qёndron pikёrisht kёtu, halla nuk kishte ç’tё bёnte se ashtu lindi, kurse ne kemi diçka nё dorё pёr tё ndryshuar. Si rrjedhim, çdo mjet pёr tё pikasur problemet e pёr t’i zgjidhur mё pas, janё tё lejueshme.

Botuar fillimisht nё Peizazhe tё fjalёs (14 mars 2011)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: