Archive for November 17th, 2011

17/11/2011

Pronari nё fokus

puzzleShkencat sociale nuk na dёftojnё kur ёshtё lindur saktёsisht figura e pronarit nё shoqёrinё shqiptare, ose ndryshe nё laboratorin mё interesant pёr studiuesit e mbarё botёs, pёrfshirё neve qё po i qasemi pёr herё tё parё me vёzhgimet tona hulumtuese. Pjesё e kategorisё sё homo oeconomicus, si nё tё gjithё viset e tjera, pronari ёshtё shfaqur njёkohёsisht me pronёn, edhe pse nga pikёpamja leksikore ёshtё derivat i saj. Gjithsesi, nё qoftё se ka disa fjalё kyçe qё e shpjegojnё realitetin postotalitar shqiptar, atёherё njёra prej tyre ёshtё doemos “pronari”. Nё qoftё se ka disa prani kuptimplote nё skenёn shoqёrore shqiptare, atёherё njёra prej tyre ёshtё me siguri “pronari”.

read more »

17/11/2011

Piramida si gur

Vera e këtij viti e gjeti të ashtuquajturën Piramidë nё qendёr tё debatit publik, i cili u zhvillua me tone tejet tё ashpra e pёr njё kohё relativisht tё gjatё. Pavarёsisht se diskursi publik u nyjёtua larmishёm, duke filluar nga pikёpamja historike deri tek ajo urbanistike, vorbulla e ballafaqimit tё ndezur e çoi drejt e nё vrimёn e zezё tё politikёs. Nga ajo vrimё mendimet e ndryshme dilnin rregullisht njёpёrmasore, njёngjyrёshe, monotone, sepse e humbnin veçorinё e interpretimit, individualizmin, sinqeritetin, duke u sintetizuar bardhёezi me ngritjen ose uljen e gishtit ndaj prishjes ose jo tё Piramidёs. Nё qoftё se ligjёratёn publike do ta pёrfytyronim gjeometrikisht, Piramida erdhi e u pёrftua si njё gur kufitar, si njё mur ndarёs midis kampeve armike, si njё vijё demarkacioni ushtarak.

read more »

17/11/2011

Statistikat e rrugës

Shpeshherë statistikat na konfirmojnë vëzhgimet tona të përditshme, por ndodh  edhe e kundërta, vëzhgimet konfirmojnë statistikat. Kush mund ta mohojë se tek statistikat nuk ka parë edhe banalitete, në kuptimin e gjërave të njohura? Lexon diku se ka rritje prej 200% të përdoruesve të celularëve. Faleminderit për shifrën, por thelbin e dija vetë. Celularët janë bërë pjesë e trupit. Aksidentet në rrugë janë rritur me 135%. Më vjen keq, por e kisha kapur vetë në lajme e në rrugë. Buletin lufte e përgjakshme.

read more »

17/11/2011

Kopjacë profesionistë

Mësoj nga shtypi i huaj se është përgatitur një program i posaçëm kompjuterik kundër kopjimit. Universiteti i Venecias, duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, do ta birësojë programin e mësipërm për të kapur studentët kopjacë që përgatisin temat e diplomës duke “vjedhur” materiale sa andej këndej.

read more »

17/11/2011

Partitokracia kundër

Nëse partitokracia ka të bëjë me patologjinë e veprimtarisë normale të partive, me hipertrofinë e tyre totalizuese, atëherë vëmendjen duhet ta drejtojmë fillimisht tek arsyet e degjenerimit të politikës.

read more »

17/11/2011

Truri i vogël

Kur flitet për ikje të trurit zakonisht nënkuptohet largimi i elitave nga vendi. Siç dihet nga të gjithë, Shqipëria vuan ende nga një hemorragji e pandalshme e trurit. Eksodi i sotëm i elitave duhet parë më dramatikisht se ato të mëparshmet, për faktin se tani jemi në një vend demokratik ku gjërat, nga pikëpamja teorike, edhe mund të rregullohen.

read more »

17/11/2011

Shqiponja si markë

Nuk ka shumë kohë që u njoha me termin “nation branding”, pavarësisht se konceptin, si shumë të tjerë, e kisha të qartë prej kohësh në mendjen time. Me pak fjalë mund të shpjegohet kështu: çdo vend ka reputacionin e vet, sikurse ndërmarrjet e ndryshme dhe produktet e tyre. Ky reputacion i ngjason, si të thuash, markës së produktit.

read more »

17/11/2011

Petkat e Republikës

Mësojmë nga shtypi se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur hapur për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri dhe për të ardhmen e tij pas mbarimit të mandatit të tij. Për pikën e dytë nuk mund të thuhet shumë, përveç urimeve më të përzemërta në adresë të Presidentit Topi për suksese të mëtejshme në fushën politike.

read more »

17/11/2011

Sikur…

Historia, thotё shumёkush, nuk bёhet as me “sikur”, as me “por”. Duhet pranuar dhe studiuar si e tillё, sepse koha tashmё ka kaluar e nuk mund tё kthehet mbrapsht sikurse bёjmё me filmat.  Nga ana tjetёr, historia nuk mund tё ndryshohet, ajo qё ka qenё mbetet, nё jetё tё jetёve. Mirёpo, e ashtuquajtura histori kundёrfaktuale nuk ёshtё njё ushtrim i çfarёdoshёm fantazie, as letёrsi fantapolitike, edhe pse mund tё ushtrohet ndonjёherё pёr argёtim tё kulluar.

read more »